Posedim narkotikësh dhe përdorim i paautorizuar i armës, arrestohet ferizajasi
Foto: Laura Hasani

Posedim narkotikësh dhe përdorim i paautorizuar i armës, arrestohet ferizajasi

Kronika February 10, 2026 - 09:29

Policia ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike te llojit kokainë me peshë rreth 1.75 gram dhe një epruvetë me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 10.68 gramë, si dhe para të gatshme në vlerë rreth 6155 euro.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:35 në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Në konsultim me prokurorin, është bërë kontrolli në zyrën dhe në shtëpinë e tij, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gramë një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celularë, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej, si dhe dy fletore me shënime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri