Skema piramidale në Podujevë, prangoset një person
Foto: Laura Hasani

Skema piramidale në Podujevë, prangoset një person

Kronika February 10, 2026 - 09:41

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 në Podujevë, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, pasi dyshohet për “Organizim të skemave piramidale”.

Sipas njoftimit të PK-së, pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: tri shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një skaner etj.

“Personi i arrestuar F.M. me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e Shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedural”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri