Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren
Kronika
February 10, 2026 - 09:19
Policia ka pranuar një informatë se një femër është gjendur pa shenja jete në banesën e saj.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren, raporton Zeri.info.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur në banesën e saj pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri