Naim Murseli: Nuk e kam parë Granit Plavën në asnjë moment, ju betohem – s’i kam bërë kurrfarë shenje në restorant
Naim Murseli është duke e vazhduar dëshminë e tij pranë gjykatës në lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Ai e ka mohuar kategorikisht para trupit gjykues se e ka parë Granit Plavën në natën e fundit kur ai së bashku me bashkëshorten Liridonën dhe fëmijët e tyre kishin darkuar në një restorant në Graçanicë, raporton Zeri.info.
Madje, Murseli theksoi se asnjë shenjë nuk ka bërë me Plavën.
Më poshtë “Zëri” jua sjell një pjesë të dëshmisë së tij:
“Kur kom shku në Etno-Kuça me Liridonën dhe fëmijët unë asnjëherë nuk e kam parë Granit Plavën. As mbrapa me makinë, as fizikisht. Do të thotë, ne kemi shkuar për darkë si gjithmonë edhe një javë më herët kemi qenë në po të njëjtin restorant unë Liridona, prindërit e saj dhe fëmijët, vetëm një javë më herët kemi qenë aty së bashku të gjithë. Por atë natë më 29 nëntor, kur unë kam shkuar në ‘Etno-Kuça’ do të thotë unë nuk e kam parë Granit Plavën asnjëherë, as në restorant as makinën. Nuk e kam parë Granit Plavën në asnjë moment, ju betohem. Dhe ajo video që ishte s’ka lidhje me ndonjë shenjë apo diçka, është komplet absurde. Ndoshta 30 apo 45 minuta dhe nga aty i kam thënë Liridonës a të shkojmë në ‘Prishtina Mall’ dhe më thotë ‘jo, dua të shkoj në shtëpi se jam lodh’ dhe prandaj jemi nis për në shtëpi. /Zëri