Fëmija e godet edukatoren me shufër metalike në një kopsht në Pejë

Fëmija e godet edukatoren me shufër metalike në një kopsht në Pejë

Kronika January 13, 2026 - 13:33

Një incident i rëndë është raportuar sot në një kopsht në Pejë, ku një fëmijë dyshohet se ka goditur edukatoren me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se është njoftuar rreth orës 10:40 për rastin.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Edukatorja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Pejë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Sot në orën 10:40 Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime. E njëjta është dërguar në Emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe prokurori”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. /Zëri