Vetaksident në Obiliq [video]

Vetaksident në Obiliq [video]

Kronika February 11, 2025 - 20:30

Para pak çastesh ka ndodhur një vetaksident në rrugën kryesore në Obiliq.

Sipas videos që kanë dërguar lexuesit e “Zërit” në adresë të redaksisë, shihet se një veturë është rrokullisur dhe ka rënë matanë rrugës.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky vetaksident, mirëpo nga pamjet shihet se tashmë ekipe të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes.

Zeri.info është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës.