Zyrtarja policore në Shtime e dorëzon në Polici kuletën me para dhe dokumente që e gjeti në rrugë

Zyrtarja policore në Shtime e dorëzon në Polici kuletën me para dhe dokumente që e gjeti në rrugë

Kronika February 11, 2025 - 18:28

Ditën e djeshme në Shtime një zyrtare policore ka bërë një gjest fisnik, pasi dorëzoi në Polici një kuletë të gjetur në rrugë.

Në atë kuletë ndodheshin 125 euro e dokumente personale, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli iu dorëzua pronares së ligjshme, E.K.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për zyrtaren policore, duke e vlerësuar gjestin e saj si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatë. /Zëri