Grabiten mbi 1700 euro nga një market në Prishtinë
Kronika
January 30, 2025 - 10:07
Një market në rrugën “Rrexhep Luci” në Prishtinë është grabitur mbrëmë.
Sipas Policisë, punëtorja e këtij marketi derisa ishte në vendin e saj të punës në një market, kishte hyrë një person i dyshuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikës) kishte arritur të marrë nga arka para të gatshme në vlerë rreth 1720 euro dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime. /Zëri