Vdes 69-vjeçarja në plazhin e Velipojës

Vdes 69-vjeçarja në plazhin e Velipojës

Kronika June 16, 2024 - 22:34

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Velipojës.

Referuar njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qenë duke u larë në det.

Në momentin që është futur në det dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak. Për pasojë ka humbur jetën.

“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qenë duke u larë në det në Velipojë. Në momentin që është futur në det dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave”, njofton Policia shqiptare.