Sekuestrohet një revole me nëntë fishekë në Dumnicë të Podujevës
Foto: Policia e Kosovës

Sekuestrohet një revole me nëntë fishekë në Dumnicë të Podujevës

Kronika June 25, 2024 - 16:49

Policia në Prishtinë ka njoftuar se kanë sekuestruar një revole të tipit TT dhe nëntë fishekë te një shofer që e kishin ndaluar dhe kontrolluar në fshatin Dumnicë të Podujevës.

“Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë veturës dhe drejtuesit të saj në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.”

I dyshuari është një 34-vjeçar.

Ndaj tij është iniciuar hetim për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

“Ndaj të dyshuarit; S. H, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Podujevë iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej”, thuhet në njoftim. /Zëri