Prizren, babai ther me thikë vajzën e tij

Prizren, babai ther me thikë vajzën e tij

Kronika June 14, 2024 - 14:48

Një rast i rëndë ka ndodhur sot pas mesnate në Prizren.

Personi me inicialet A.Sh., 44 vjeç, pas një mosmarrëveshjeje dhe nën ndikim të alkoolit ka sulmuar vajzën e tij 21-vjeçare, të cilën e ka therur me thikë, transmeton Zeri.info.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Uka.

“Më 14.06.2024, rreth orës 00:10, është raportuar se në Prizren një i dyshuar (A.Sh. 44 vjeç), pas një mosmarrëveshjeje, nën ndikim të alkoolit, e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeçe), vajzën e tij, duke e goditur me një mjet të mprehtë - thikë në regjionin e shpinës. Viktima ka pësuar lëndime trupore, sipas raportit mjekësor”, deklaroi zëdhënësi Uka.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i njëjti rekomandon të iniciohet rast me vepër penale ‘Vrasje në tentativë’, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, tha Uka. /Zëri