Plagosen dy persona në Ferizaj
Kronika
April 27, 2024 - 08:54
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se dy meshkuj kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri