Shpërthim në veri, dyshohet se u hodh një granatë dore

Shpërthim në veri, dyshohet se u hodh një granatë dore

Kronika April 18, 2024 - 09:47

Një shpërthim është dëgjuar mëngjesin e sotëm në Zherovnic të Zveçanit.

Policia ka konfirmuar për Zërin se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga granata e dorës e cila është hedhur në një oborr të një shtëpie.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zveçan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie”, ka konfirmuar për zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, tha Elshani. /Zëri