Përfshihet nga zjarri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Foto: Laura Hasani

Përfshihet nga zjarri kuzhina e një lokali në Gjakovë

Kronika April 17, 2024 - 23:46

Kuzhina e një lokali në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, i cili ka treguar se rasti ka ndodhur në rrugën "Mbretëresha Teutë" rreth orës 20:30.

“Zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja në njerëz”, ka konfirmuar ai.

Njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq rasti është iniciuar si “incident zjarri”.