Parandalohen katër raste të kontrabandimit me mallra në Mitrovicën Veriore
Gjatë ditës së sotme Njësitet Antikontrabandë të Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur të ndalojnë katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë, duke shfrytëzuar rrugët dytësore.
Në këto katër raste janë parandaluar kontrabandimi i mallrave ushqimore në vlerë mijëra euro, transmeton Zeri.info.
“Në këto raste të suksesshme të parandalimit të kontrabandës janë sekuestruar mallrat në vijim: Rasti 1: Mallra ushqimore në peshë 220 kg me vlerë prej 1.400.00 eurove. Rasti 2: Mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej 1.530.7 kg, me vlerë prej 2.400.00 eurove. Rasti 3: Çokollata në peshë 266 kg me vlerë prej 1.700.00 eurove. Rasti 4: Pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) me vlerë prej 1.300.00 eurove.
Këto operacione të suksesshme janë rezultat i angazhimit dhe tregojnë përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri