Digjet një shtëpi në Shkodër, humb jetën një 52-vjeçar

Digjet një shtëpi në Shkodër, humb jetën një 52-vjeçar

Kronika April 14, 2024 - 08:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një shtëpi është shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10 në lagjen “Zogaj”, ku dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesë. Pronari i shtëpisë J.Ç 52 vjeç nuk ka arritur të dilte në kohë nga banesa, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Bashkëshortja e tij arriti të dilte nga banesa duke shpëtuar pa asnjë dëmtim nga zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /tch