Voziti nën masën mbrojtëse, pejani gjobitet me 500 euro dhe pesë pikë negative
Foto: Laura Hasani

Voziti nën masën mbrojtëse, pejani gjobitet me 500 euro dhe pesë pikë negative

Kronika April 11, 2024 - 10:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, pasi kishte ndalur një veturë për kontroll rutinë në Pejë, ka vërtetuar se shoferi po e voziste atë nën masën mbrojtëse.

Pas kësaj u bë edhe tërheqja e automjetit, raporton Zeri.info.

Të njëjtit iu shqiptua gjoba rreth 500 euro, pesë pikë negative edhe gjashtë muaj ndalim vozitjeje.

“Më datë 10.04.2024, pas një kontrolli rutinor nga zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor DRP Pejë, është vërtetuar se vozitësi i mjetit drejton mjetin në masë mbrojtëse, të njëjtit i është bërë tërheqja e automjetit me automjet tërheqës sipas ligjit në fuqi.

Kundërvajtësit i janë shqiptuar gjoba: 500 euro, pesë pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse”, thuhet në njoftim. /Zëri