Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 17-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 17-vjeçar

Kronika April 10, 2024 - 20:20

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar sonte në hyrje të Shkodrës.

Policia ka bërë të ditur se nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar.

Bëhet e ditur se policia është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

“Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë. /euronews