Paris: Një kosovar vdes në vendin e tij të punës

Paris: Një kosovar vdes në vendin e tij të punës

Kronika April 08, 2024 - 21:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Paris.

Një burrë nga Kosova e ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Ish-deputeti Shkumbin Demaliaj, tha për Klankosova.tv se miku i tij kishte rënë nga një lartësi.

“S’kemi tjera informacione për momentin”, tha ai për Klankosova.tv

Ai po ashtu ka publikuar edhe një postim lidhur me ngjarjen e rëndë duke bërë të ditur se bëhet fjalë për Shkëlzen Kamajn, nga fshati Strellc i Deçanit.

Nuk ka detaje lidhur me rastin tragjik.