Konfiskohen mbi 3600 kg material me mjete piroteknike në Bërnjak

Konfiskohen mbi 3600 kg material me mjete piroteknike në Bërnjak

Kronika April 04, 2024 - 12:57

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, në kuadër të Policisë Kufitare, më 2 prill në fshatin Bërnjak në një objekt (ish-fabrikë) ka identifikuar disa automjete, ku në njërin nga to ka pasur dyshime për materiale ilegale.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuara disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike, sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3.681 kg.

“Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes të gjitha njësitet relevante të PK-së, përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe Njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme.

Kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë dërguar në Terminal Doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet”, njoftoi Policia. /Zëri