Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi [foto]

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi [foto]

Kronika March 29, 2024 - 16:43

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për veprat “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, “Shmangja nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.

Personi i dyshuar është Bedri (Fazli) Batatina i lindur me 03.06.1984, banues në rrugën “Ali Ajeti” Podujevë.

Policia kërkon që kushdo që ka informacion për të të lajmërojë Policinë apo të shkojë në stacionin më të afërt. /Zëri