Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari

Kronika March 21, 2023 - 14:22

Policia e Kosovës kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje grabitqare.

Njësiti i hetimeve të stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, “Vjedhje grabitqare”, që ka ndodhur në janar të vitit 2023, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit ose vendndodhjes së tij, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri