Për një javë Policia në Ferizaj shqiptoi 1148 gjoba kundërvajtëse

Për një javë Policia në Ferizaj shqiptoi 1148 gjoba kundërvajtëse

Kronika January 30, 2023 - 15:00

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se ka ndërmarrë aktivitete të ndryshme për parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë një jave, përkatësisht nga data 23-29 janar të vitit 2023 ka shqiptuar 1148 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 12 patenta shoferi, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar 33 aksidente, prej tyre 13 ishin me lëndime, kurse 20 vetëm me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt është zotuar se do të vazhdojë me aktivitete të këtij lloji për parandalimin e aksidenteve. /Zëri