Vdes një 36-vjeçar pas një vetaksidenti në rrugën Prishtinë - Ferizaj

Vdes një 36-vjeçar pas një vetaksidenti në rrugën Prishtinë - Ferizaj

Kronika December 03, 2022 - 13:45

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe një i lënduar.

Lajmin për "Zërin" e ka konfirmuar Policia në rajonin e Prishtinës, të cilët than se viktima është A.Q i moshës 36-vjeç

“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje", ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. /Zëri