Grabitje e armatosur, një person vodhi 1400 euro nga pompa e derivateve në një fshat të Shtimës
foto: Ilustrim

Grabitje e armatosur, një person vodhi 1400 euro nga pompa e derivateve në një fshat të Shtimës

Kronika December 03, 2022 - 08:51

Dy punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftuar policinë se një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës dhe nën kërcenim të armës ka grabitur para në vlerë të 1400 euro dhe i njëjti më pas është larguar.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:40 në fshatin Gjurkovc të Shtimës, raporton Zeri.info.

“Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftuar së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës dhe nën kërcenim të armës ka grabitur para në vlerë të 1400 euro dhe i njëjti më pas është larguar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti nen hetime. /Zëri