Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës
Foto: Zëri / Ilustrim

Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës

Kronika October 08, 2026 - 09:15

Një grua ka vdekur mesditën e së mërkurës në Prishtinë, pasi dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës, shkruan Zeri.info.

Siç bën të ditur Policia në raportin ditor, vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, përderisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet rreth këtij rasti tashmë kanë filluar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Prishtinë, 07.10.2026 - 12:13. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën femër kosovare e cila dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /Zëri