Të shtënat para Ministrisë së Tregtisë, Policia: Rasti po cilësohet si vrasje në tentativë

Të shtënat para Ministrisë së Tregtisë, Policia: Rasti po cilësohet si vrasje në tentativë

Kronika October 10, 2022 - 18:53

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:40 dhe bazuar në informacionet e para dyshohet se një person nga një motoçikletë në lëizje ka shtënë në drejtim të një veture.

Këtë e konfirmoi për “Zërin”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ky rast po cilësohet si “Vrasje në tentativë”.

“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar, nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentative”, thuhet ndër të tjera. /Zëri