Dy të arrestuar në Pejë për armëmbajtje pa leje e posedim narkotikësh

Dy të arrestuar në Pejë për armëmbajtje pa leje e posedim narkotikësh

Kronika August 19, 2022 - 08:53

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në gjendje të dehur, pasi dyshohet se njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më 17.08.2022, rreth orës 23:55, në rrugën “Enver Hadri” në Pejë, raporton Zeri.info.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi në gjendje të dehur, njëri dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dhe njësitet policore gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator me 32 fishekë dhe 2 gëzhoja kal. 9 mm, ndërsa tek i dyshuari tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të vogël të substancës narkotike (pesha nuk dihet) të llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri