Policia konfiskon 38 armë zjarri në rajonin e Prishtinës, prej tyre 10 në ahengje familjare

Policia konfiskon 38 armë zjarri në rajonin e Prishtinës, prej tyre 10 në ahengje familjare

Kronika August 15, 2022 - 17:31

Që nga data 1 gusht 2022 e deri më sot, policia e rajonit të Prishtinës, ka sekuestruar 38 armë zjarri, prej tyre 10 dyshohet të jenë përdorë në ahengje familjare. 

Sipas njoftimit të  PK-së thuhet se, duke e marrë parasysh se përdorimi i armëve nëpër ahengje të ndryshme është ende prezentë, njësit rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton Zeri.info.

"Që nga data 1 gusht 2022 deri sot, policia e Rajonit të Prishtinës, ka sekuestruar 38 armë zjarri, prej tye 10 dyshohet të jenë përdorë në ahengje familjare.Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t'i kontrolluar dhe ndaj personave të dyshuar në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla"m thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia apelon të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident. /Zëri