Arrestohet rahoveciani që bëri 25 kallëzime të rreme në Polici

Arrestohet rahoveciani që bëri 25 kallëzime të rreme në Polici

Kronika August 15, 2022 - 15:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 14-vjeçar, pasi ka bërë 25 kallëzime të rreme për aktivitete të ndryshme kundërligjore në një kafeteri në fshatin Hoçë e Vogël Komuna Rahovec.

PK-ja bën të ditur se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe në tërësi ka pranuar se ka bërë lajmërime të rreme.

Si provë materiale është sekuestruar një telefon mobil i cili është përdorur për paraqitjen e këtyre veprave.

“I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, thuhet në njoftim. /Zëri