Arrestohet një person për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Kronika June 01, 2022 - 08:59

Më 31.05.2022, rreth orës 13:00, Stacioni Policor në Pejë është informuar se në fshatin Jabllanicë e Madhe - Pejë, ka një rast të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të PK-së, Policia pas informatës së marrë ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka takuar personin në fjalë me një armë ne dorë, i cili ka deklaruar se armën e ka marrë nga i dyshuari për arsye se kishte frikë se do ta lëndonte ndonjërin anëtar të familjes, raporton Zeri.info.

“I dyshuari është arrestuar, Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe prokurorin e Shtetit kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 pushkë gjysmautomatike, 1 karikator të pushkës, 36 fishekë të kalibrit 7.62x39 mm, si dhe 5 thika të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë. /Zëri