Arrestohet personi që plagosi 25-vjeçarin mbrëmë në Vushtrri

Arrestohet personi që plagosi 25-vjeçarin mbrëmë në Vushtrri

Kronika May 31, 2022 - 11:56

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për “Vrasje në tentativë” në Vushtrri.

Arrestimi i 29-vjeçarit B.B. është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se mbrëmë rreth orës 21:35, në rrugën “Hamdi Kransniqi” në Vushtrri, pas të shtënave me armë zjarri i plagosur ka mbetur viktima V. F., 25-vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Lidhur me veprën penale në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit (pistoletë) dhe katër gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘Vrasje në tentativë’, ‘Shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’”, ka njoftar Policia. /Zëri