Grabitje e armatosur në termocentralin “Kosova A”
Kronika
May 31, 2022 - 08:33
Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën pas mesnate në termocentralin “Kosova A” në Obiliq.
Një punëtor i Termocentralit ka raportuar në Polici se te kabina ku ai bën roje kanë ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të njëjtët nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur ankuesin për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer.
“Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike, vlera dhe sasia ende nuk dihen. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri