Tre të arrestuar për disa grabitje të taksistëve në Prishtinë
Kronika
May 23, 2022 - 08:59
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 01:00 pas mesnatës janë arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje në Prishtinë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku një taksisti nga persona të dyshuar i janë grabitur një shumë parash dhe dy telefona.
Policia më tej njoftoi se janë identifikuar të dyshuarit, si dhe është sekuestruar një armë.
Personat e dyshuar:
- B.K., mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
- F.A., mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
- F.A, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ata dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku 6 raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri