Prishtinasi vret veten, i la një mesazh gruas
Foto: Ilustrim

Prishtinasi vret veten, i la një mesazh gruas

Kronika April 14, 2022 - 08:54

Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje të mërkurën në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radashefc, ndërsa i njëjti para se ta kryente aktin e kishte lajmëruar bashkëshorten e tij në telefon, transmeton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vrasë veten. Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në fshatin e lartcekur ku kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri