Një 75-vjeçar mbytet në plazhin e Durrësit

Një 75-vjeçar mbytet në plazhin e Durrësit

Kronika August 02, 2021 - 14:20

Një i moshuar është mbytur këtë të hënë në bregdetin e Durrësit.

75-vjeçari B.S., banues në Durrës, është mbytur duke u larë në det në lagjen nr. 1 të këtij qyteti.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datën 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr. 1, Durrës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.