Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Kronika June 23, 2021 - 18:03

Një burrë në Gjakovë dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot rreth orës 15:00, raporton Zeri.info.

Policia në Gjakovë ka thënë se janë njoftuar se një mashkull rreth moshës 60-vjeç është gjetur i vdekur, ndërsa në afërsi është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje.

“Rreth orës 15:00 policia në Gjakovë është njoftuar për një rast te dyshuar për vetëvrasje. Policia dhe prokurori i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku një mashkull rreth 60-vjeç është gjetur pa shenja jete ndërsa në afërsi është gjetur edhe arma me te cilën dyshohet te jete kryer akti”, ka konfirmuar për Zeri.info, policia në Gjakovë.

Aktualisht ky rast nga policia po trajtohet si vdekje e dyshuar. /Zëri