Vetura që u përfshi nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova” po transportonte para

Vetura që u përfshi nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova” po transportonte para

Kronika March 03, 2021 - 14:50

Ditën e sotme një automjet është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Zeri.info.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë e kompanisë “Besa Security”, në të cilën po transportoheshin para.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se vetura është kapluar nga zjarri si pasojë e një defekti në motor.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se nuk janë shkaktuar dëme në njerëz dhe asnjë dëmtim të parave të gatshme.

“Sot para pak kohësh, në autostradën Ibrahim Rugova, si pasojë e një defekti në motor të veturës së Transportit të Parave të Gatshme, është kapluar vetura në zjarr. Përveç dameve kolaterale të veturës, ekipi i Transportit të Parave të Gatshme janë të gjithë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme”, thuhet në njoftim. /Zëri