Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Polica arreston një person në Pejë, rrahu dhe mbylli në shtëpi fëmijët e tij

Polica arreston një person në Pejë, rrahu dhe mbylli në shtëpi fëmijët e tij

Kronika July 08, 2020 - 09:26

Mëngjesin e djeshëm në Pejë Polica e Kosovës ka arrestuar një person, nën dyshimet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, ai i kishte mbyllur në shtëpi fëmijët, të cilët i kishte lënë edhe pa ushqim, përcjell “Zëri.info”.

I dyshuari pas kontrollit mjekësor në Repartin e Psikiatrisë është dërguar në mbajtje.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, viktimës femër kosovare, si dhe fëmijëve tjerë të tij, të cilët i kishte mbyllur brenda në shtëpi, duke mos u kujdesur as për ushqimin e tyre. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari fillimisht është dërguar për kontroll mjekësor në Repartin e Psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Zëri