Një person në Prishtinë i bën për spital katër të tjerë

Një person në Prishtinë i bën për spital katër të tjerë

Kronika May 25, 2020 - 09:54

Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar në Prishtinë nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se është arrestuar një i dyshuar për shkak të përfshirjes në rast dhe lëndimit të katër personave. Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK dhe më pas janë liruar, transmeton “Zeri.info”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.