Gjakovari nuk respekton masat, hap qebaptoren dhe kapet ‘mat’ nga Policia

Gjakovari nuk respekton masat, hap qebaptoren dhe kapet ‘mat’ nga Policia

Kronika April 07, 2020 - 12:08
Policia jep detaje lidhur me rastin

Një person nga Gjakova është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi ka vazhduar që të shërbejë qytetarët me ushqim në qebaptoren e tij, përcjell “Zëri.info”.

“ Rr. ‘Bujar Roka’, Gjakovë, 06.04.2020 - 20:30. I dyshuari mashkull kosovar nga Njësiti Policor është hasur në lokalin - qebaptoren e tij duke i shërbyer qytetarët me ushqim, i cili kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin COVID-19. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24-orësh të PK-së. /ZËRI

Lexo edhe Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prizren
Kronika April 07, 2020