Policia e Kosovës sekuestron 40 motoçikleta në Pejë
Foto: Facebook

Policia e Kosovës sekuestron 40 motoçikleta në Pejë

Kronika May 07, 2024 - 12:24

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në kuadër të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, kanë sekuestruar 40 motoçikleta të llojeve të ndryshme.

Siç njofton Policia e Pejës, për kundërvajtësit janë lëshuar fletëgjoba për kundërvajtjet: mosposedim i lejes për vozitje, mosposedim i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje të tjera.

Image

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve. Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon te te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit”, thuhet në njoftim.

Image