ZYRTARE: Vetura e Albin Kurtit aksidentohet me veturën e policisë në Tiranë

ZYRTARE: Vetura e Albin Kurtit aksidentohet me veturën e policisë në Tiranë

Kronika tetor 20, 2019 - 20:58
Lexoni detajet

Lëvizja Vetëvendosjes është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Nga zyra për media e VV’së  kanë se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka bërë të ditur Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së. 

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.