Rrahje masive mes vajzave te shkolla normale në Prishtinë

Rrahje masive mes vajzave te shkolla normale në Prishtinë

Kronika September 11, 2019 - 14:17
Detajet

Një rrahje masive ka ndodhur para pak minutave mes një grupi të vajzave në Prishtinë, me ç’rast disa prej tyre edhe janë lënduar.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se përleshja ndodhi në mes të një grupi të madh të vajzave tek shkolla normale “Gjin Gazulli”, e cila ndodhet rrugës për Gërmi.

Aktualisht nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka nxitur këtë përleshje fizike.

Për këtë rast kanë intervenuar edhe njësitet policore, ndërsa disa prej vajzave edhe janë lënduar si pasojë e grushtimeve mes vete.