Vidhet kisha në Drenas

Kronika February 17, 2019 - 12:54
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Disa persona të panjohur kanë hyrë në brendi të kishës katolike në Drenas dhe kanë grabitur kutinë humanitare me disa të holla si dhe disa pajisje të kamerave të sigurisë.

Të dyshuarit kanë dëmtuar derën dhe dy dritare të objektit fetar.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.