Arrestohet një femër për prostitucion

Kronika January 25, 2019 - 09:10
Lexoni detajet

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një të dyshuar femër për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit si dhe ka ndaluar dy viktima të cilat dyshohet që në vazhdimësi janë detyruar të merren me këtë veprimtari, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Burgu i Sigurisë së Lartë i kërkon presidentit Thaçi t’ia falë 8 vjet burg

Ky është njoftimi i plotë i prokurorisë:

Pas hetimeve preliminare, mbledhjes së informatave dhe fakteve relevante, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Prizrenit, duke përdorur edhe masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, të lejuara për përdorim  nga Gjykata Themelore në Prizren, për ta përmbyllur fazën e hetimit ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ për arrestimin e një të dyshuare.

 

Realizmin me sukses të planit e ka ndihmuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë e Prizrenit. Gjatë realizmit të planit nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, është arritur të arrestohet e dyshuara:

 

·         Z. T.               lindur me 1975,          femër/shtetase e Shqipërisë

 

Po ashtu është arritur të identifikohen edhe dy viktima të cilat në vazhdimësi janë detyruar në ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit.

 

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren e dyshuara është ndaluar në ndalim policor prej 48 orësh. /ZERI