I vidhen armë shtetasit boshnjak

Kronika January 15, 2019 - 08:57
Lexo Detajet

Ankuesi mashkull K/Boshnjak ka raportuar se persona të panjohur,  kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie pronë e viktimës mashkull K/Boshnjak, për të cilën ankuesi është mbikëqyrës  i shtëpisë, pasi që viktima jeton dhe punon në Zvicër.

Sipas ankuesit nga shtëpia e  janë vjedhur vegla pune si dhe dy armë: një pushkë gjuetie dhe një revole, për të cilat viktima posedon leje përkatëse. Rasti nën hetime, njofton Policia e Kosovës.