Ndalohen katër persona nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Kronika January 04, 2019 - 16:48
Lexo detajet

Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur që  brenda 24 orëve, ka ndaluar katër persona të dyshuar  në katër raste të ndara, transmeton “Zëri.info”.

“Nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, janë ndaluar 3 (tre) të dyshuar për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Zjarrëvënie’’ nga neni 344, ‘’Sulm’’ nga neni 187 dhe ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’’ nga neni 409 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: Këta janë të dyshuarit për grabitje në Meridian

Sipas njoftimit të Prokurorisë tre persona janë ndaluar për veprën e kryer ‘Zjarrvënie’ dhe personi i katër është ndaluar për veprën penalë ‘Lëndim i rënë trupor’ .

“Ndërsa, nga Departamenti për Krime të Rënda, është ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ nga neni 189 të KPRK-së. Prokuroria, brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarve do të paraqet kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që duke pasur parasysh rrethanat e kryerjes së veprave penale, masat e tjera nuk do të ishin të mjaftueshme për të zhvillimin e mëtejmë të procedurës penale”, thuhet në njoftim ./ZËRI