Ambasadorja turke ka pësuar lëndime serioze trupore

Ambasadorja turke ka pësuar lëndime serioze trupore

Kronika nëntor 16, 2018 - 21:09
Lexo tjera detaje

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç është bërë pjesë e një aksidenti të trafikut në fshatin Mramor. Kiliç ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK. Për gjendjen e ambasadorës ka folur për Express Avdush Bajgora shef i repartit të Emergjences në QKUK.

 Ai ka thënë se Kiliç gjendet në spital dhe pritet që në vijim  t'i bëhet edhe një CT abdominale.

 “Ambasadoren e kam pranuar unë si shef i ekipes së reanimimit dhe gjatë pranimit ajo ka qenë e vetëdijshme. Janë bërë menjëherë analizat biokimike dhe hematologjike. Pastaj janë kryer edhe diagnostikimi tomografik dhe është konstatuar se ajo ka frakturë të klavikulës, frakturë të katër brinjëve në anën e majtë, kontuzione hemorragjike në mushkëri dhe si pasojë gjendja e saj është serioze por jashtë rrezikut për jetë. Ende gjendet ne spital dhe pritet qe ne vijim  t'i behet edhe një CT abdominale”, ka thënë për Express, Avdush Bajgora shef i repartit te Emergjences në QKUK.