E keqpërdori seksualisht të miturën me aftësi të kufizuara, e pëson nga policia!

E keqpërdori seksualisht të miturën me aftësi të kufizuara, e pëson nga policia!

Kronika shtator 19, 2018 - 10:39
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim seksual ndaj një të miture me aftësi të kufizuara, përcjell “Zëri.Info”.

Sipas PK-së pas bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur armë ndërsa me vendim të prokurorit I dyshuari është në mbajtje!

“Njësitë policore pas hetimeve të zhvilluar kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili dyshohej se keqpërdorte seksualisht viktimën e mitur femër K-Shqiptare me aftësi të kufizuara. Është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dy armë të zjarrit të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./ZËRI